Donis Avdijaj ka thënë se është i lumtur për dy golat, përfshirë atë debutues, për Kosovën në fitoren e thellë 5-0 ndaj Maltës.
Megjithatë, ai ka insistuar se Kosovën nuk guxon ta kapë euforia sepse ka dhe një ndeshje të rëndësishme për t’u konfirmuar lidere e Grupit 3 në Ligen D të Ligsë së Kombeve.
Kosovës i duhet të paktën një barazim ndaj Azerbajxhanit të martnë në Prishtinë për ta fituar grupin.
“Ne duhet të mos harrojmë që kemi edhe një ndeshje të rëndësishme, ku duhet të rrëmbejmë së paku një pikë, andaj duhet të kemi kudjes në lojën e ardhshme”, tha Avdijaj.
“Ekipet e mira kanë lojtarë të mirë, dhe unë në ekipin tim gjendem në top formë dhe për këtë jam shumë i kënaqur”, shtoi ai.
“Shikuesit tanë janë për mrekulli, dhe për ne janë lojtari i dymbëdhjetë, pasi ata po na përkrahin në këtë mënyrë, faleminderit shumë nga ata”, përfundoi Avdijaj







