Flet djali i axhës së shoferit të vdekur: Institucionet ta bëjnë të pamundurën që të na informojnë se çfarë ka ndodhur

Muharrem Sylmetaj, djali i axhës së shoferit të vdekur në aksidentin që ka ndodhur në Kroaci, ka thënë se nuk kanë detaje të hollësishme se si ka ndodhur tragjedia.

“Pak pas ndodhjes së aksidentit jemi informuar se ai ka ndodhur aksidenti në Slovinski Brod. Detaje me të hollësishme nuk dimë, supozohet se në mesin e të vdekurve është edhe djali i axhës”.

“Zyrtarisht nuk kemi asnjë detaj dhe asnjë informacion rreth asaj se çfarë ka ndodhur. Por, shpresojmë që institucionet e bëjnë të pamundurën të organizohen lidhur me rastin dhe të na informojnë sadopak se çfarë ka ndodhur në atë aksident”.

“Sipas burimeve jo të sakta nuk ka qenë djali i axhës duke vozitur, këto janë të pakonfirmuara nuk dihet akoma çfarë ka ndodhur saktë”, ka thënë Sylmetaj për Klan Kosovën.