Flet deputeti i LDK-së Fatmir Rexhepi, tregon a do ta votojë qeverinë Hoti?

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi në një prononcim për Gazeta Blic ka folur në lidhje me votimin e qeverisë Hoti që pritet të bëhet nesër.

Ai nuk ka dhënë detaje nëse do të jetë pro apo kundër votimit të kësaj qeveri por ka theksuar se gjithçka do të merret vesh nesër.

“Mbetet nesër në seancë parlamentare me vendos atje me krejt kolegët, e lemë për nesër” ka thënë shkurt Rexhepi.

Kuvendi i Kosovës pritet nesër në ora 11:00 të mbajë seancë për votimin e qeverisë Hoti.

Kërkesa e LDK-së për mbajtjen e kësaj seance erdhi pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë dekretit të Thaçit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Ndryshe gjatë ditës së sotme Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mbajë mbledhjen e Kryesisë në mënyrë që të paraqitet për bërja e kabinetit qeveritar.