Flet avokati i Kujtim Fejzullahit, tregon si “i mashtroi të gjithë” në Vjenë për t’u liruar nga burgu

Pas sulmit të përgjakshëm terrorist në mes të qytetit të Vjenës të hënën në mbrëmje, i dyshuari kryesor, i cili me sa duket kishte njoftuar aktin në internet, tani është identifikuar.

Sipas mediave austriake i dyshuari është një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut me shtetësi austriake.

I dyshuari i cili është identifikuar si Kujtim F. dhe që raportohet se ka prejardhje shqiptare, kishte disa dosje penale dhe ishte liruar nga burgu në dhjetor të vitit 2019. Ai kishte qenë i dënuar me 22 muaj burgim.

Gazeta austriake “Heute” raporton se atë kohë 18 vjeçar, më 2018, Kujimi udhëtoi në Turqi në 2018 prej ku donte të nisej për në Siri. Ai përhapi propagandën e IS përmes shërbimit të fshehtë të inteligjencës “Telegram” dhe u arrestua në 2018.

20-vjeçari duhet të ishte në paraburgim deri në verën e vitit 2020. Por deri në atë kohë ai tashmë ishte liruar me kusht dhe kishte udhëtuar në Sllovaki për të blerë një kallashnikov.

Avokati i tij ka rrëfyer se si Kujtimi i “mashtroi të gjithë”

Avokati Niki Rast, i cili përfaqësonte sulmuesin në atë kohë, gjatë kohës sa ishte në paraburgim i dyshuari mori pjesë në një program deradikalizimi dhe u lirua më herët.

Për këtë akt, Gazeta austriake “Heute” shkruan se në kërkim janë 12 të dyshuar, në mesin e të cilëve edhe shqiptarë nga Kosova.