Drejtori për media në Telekomin e Kosovës, Menduh Abazi ka reaguar pas rrethimit të objektit të Valas nga Policia e Kosovës.
Ai ka thënë para gazetarëve, që kushdo që e ka ftuar policinë, e ka bërë një gabim jashtëzakonisht të madh.
Abazi ka theksaur se ata edhe në kohë pandemie po mundohen që të ofrojnë shërbime 24 orë, derisa mënyrën se si është ftuar policia, ai e ka quajtur të tmerrshme.
Abazi ka theksuar se ishte paraparë mbajtja e mbledhjes së Bordit, por nuk ëhstë mbajtur.
Ai ka theksuar se nuk kishte asnjë paralajmërim apo kërkesë për shkarkimin e bordit.







