Analistja Zana Avdiu tha në Pressing në T7 se “e dimë çka ka hjekë Kosova prej veprimeve të VV-së të tilla si e Gëzim Sveçlës”, referuar veprimeve të tij në kuvendin komunal të Prishtinës.
Ajo tha se është shqetësuese qysh kaq lehtë diskutojnë për miliona të komunës.
“Në vendin ku na pagujna taksa flasin për paratë tona dhe flasin shlirë, këta mendojnë që janë mbi gjithçka”, u shpreh ajo për pjesëtarët e VV-së.
“Na vjedhim për të mirën e shtetit”, tha Avdiu për VV-në.
“Nuk është hera e parë që e shohim Vetëvendosjen t’u pa vandalizma në prona publike e institucione të shtetit për mu mundu mi imponu idetë e tyre. Me paraqitë, aksion simbolik për të mirën e popullit. Këta po harrojnë që nuk janë më në opozitë, po harrojnë që kanë vite e vite që janë në pushtet e qytetarëve më nuk po i bën përshtypje kjo çështje, se këtu nuk janë me bo aksione simbolike po për me punu”, tha Avdiu.
“Kemi arrogancë të VV-së edhe në të kaluarën, është sulmu parlamenti, ka pas gaz losjellës, presidenti s’ka mujtë me u votu në kuvend…”, tha Avdiu.







