Flasin nga Vetëvendosje, tregojnë për gjendjen e Albin Kurtit pas aksidentit me veturë në Tiranë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është përfshirë në një aksident me veturën që po udhëtonte në autostradën Tiranë-Durrës, shkruan Gazeta Metro.

Në aksidentin e ndodhur ishte përfshirë vetura me të cilën po udhëtonte Kurti dhe një veturë zyrtare e Policisë së Shqipërisë.

Nga Lëvizja Vetëvendosje janë deklaruar se aksidenti ka ndodhur, por nuk ka të lënduar dhe gjendja e Albin Kurtit është shumë e mirë dhe pa lëndime.

“Gjithçka është në rregull, ka qenë një aksident pa lëndime njerëzore”, thonë nga VV.

Kurti sot ka qëndruar në Tiranë ku ka festuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosjes në Kosovë, kështu duke dalur partia e parë në vend për herë të parë.

loading…