Shefi i emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti, ka treguar se bashkëshorti i Shkurte Fejzës, është në gjendje stabile.
Ai ka treguar se personi në fjalë është dërguar në spital rreth orës 11:15 për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti, por gjendja e tij për momentin është stabile.
“Pas kryerjes së ekzaminimeve, terapionit dhe konsultave, pacienti është pranuar në repartin e ORL-së”, tha Veçgishti.
Hajrush Behluli është goditur nga vetura sot rreth orës 10:50 në rrugën “Adem Jashari” në Prizren. Rastin për klankosova.tv, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit.






