Kisha e Shën Jovanit

Flamuri shqiptar valvitet në një kishë afër Ulqinit, “çmendën” serbët (FOTO)

Në mediat serbe dhe ato të Malit të Zi që kontrollohen nga serbët ka bërë bujë të madhe vendosja e flamurit kuqezi në Kishën e Shën Jovanit në Svaçë afër Ulqinit.

Këto mediat shkruajnë se ky është provokim dhe se flamuri shqiptar që nga e premtja po valvitet në këtë kishë.

“Në Kishën e Shën Jovanit Krstitel në Svaçë afër Ulqinit edhe më tej po valon flamuri shqiptar, kurse ende nuk janë deklaruar autoritetet në Podgorisë”, shkruan portali nacionalist serb in4s.net, ndërsa lajmi është përcjelli gati nga të gjitha mediat serbe, transmeton Ballkani.info.

Tutje thuhet se flamuri është vendosur të premten në mëngjes nga shqiptarët.

Kisha e Shën Jovanit, sipas mediave serbe, është ndërtuar në shekullin e XIII-të, në mbetjet e kishës së kaluar, shumë më të vjetër, e cila ishte rrënuar nga mongolët në vitin 1242.

“Kisha u bë lajm kur gjatë verës një grup i shqiptarëve ndaloi mitropolitin Amfilohije që ta shërbejë liturgjinë në mbetjet e tempullit të drurit”, shkruajnë këto media. /Ballkani.info/