Flamuri serb vendoset mes flamujve të shqyer kuqezi në Koshare!!!

Një flamur serb, në mesin e shumë flamujve të shqyer kuqezi është vendosur në kullën e vrojtimit në Koshare.

Një foto e bërë disa ditë pas 22 vjetorit të përfundimit të njërës prej betejave më të lavdishme të UÇK-së në këtë vend, paraqet një gjendje të turpshme të kullës së vrojtimit, në ballë të së cilës është vendosur flamuri serb. Lajmin e ka publikuar edhe mediumi serb, Blic.

Fotoja, e cila u publikua në një faqe në Instagram nga serbët, shfaq flamurin serb që valëvitet në rrënojat e kullës së vrojtimit.

“Flamuri i vërtetë në kullën e vrojtimit”, shkruhet ndër tjerash në përshkrimin poshtë fotografisë.