Boksieri nga Juniku Ardian Krasniqi ka shënuar fitoren e radhës në boksin profesionist.

Pas meçit Krasniqi u shpreh tejet i lumtur që shumë tifozë ishin të pranishëm në tribuna për ta përkrahur atë.

“I falënderojë të gjithë tifozët që janë të pranishëm në Shtutgart. Disa fjalë edhe në gjuhën më të mirë në botë. Flamuri kuqezi më jep një forcë të papërshkrueshme. Falemiderit të gjitëhve që keni ardhur këtu. Të Fala krejt Kosovës dhe Junikut tonë të zemrës. Falemiderit”, u shpreh Krasniqi.

Ardiani vazhdon me rekord pozitiv në boksin profesionist. Ku në 12 meçe ka shënuar 12 fitore.