UÇK

Flamuri i UÇK-së në ndeshjen Zvicër – Gjermani, cili ishte reagimi i mediave në Serbi e në Zvicër

Një flamur me simbol të UÇK-së është shfaqur në ndeshjen mes Zvicrës dhe Gjermanisë, të dielën. Reagimi i mediumit serb, Kurir, ishte i menjëhershëm.

“Vazhdojnë provokimet e turpshme… skandal i përmasave të jashtëzakonshme në Euro”, është titulli i Kuririt.

Si zakonisht, nuk kanë munguar vlerësimet fyese të mediumit serb ndaj UÇK-së.

Por edhe “Blick”, mediumi i fuqishëm nga Zvicra, ka shkruar për “provokim në ndeshjen e Zvicrës”, ndërsa ka njoftuar për shfaqjen e flamurit dhe reagimin e gazetës serbe.

Qasja e autorit të shkrimit në mediumin zviceran, po ashtu nuk ishte pozitive. Janë përmendur rastet gjyqësore ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.