Flamuri i Kosovës është vendosur në stacionin e zjarrfikësve që ndodhet në zonën e stacionit policor në Leposaviq.
Më 1 shkurt, i njëjti flamur ishte vendosur në hyrje të komunës së Leposaviqit, ndërsa më 24 janar, rreth mesditës, në objektin e Qendrës për Punë Sociale ishte vendosur tabela “Republika e Kosovës”, shkruan Ballkani.info.
Një tabelë e tillë është vendosur në derën e hyrjes së ndërtesës së Komunës dhe flamujt e Serbisë dhe të Kombeve të Bashkuara janë hequr nga shtizat para ndërtesës së Komunës. /Ballkani.info/
@ballkani.info Flamuri i Kosovës vendoset edhe në stacionin e zjarrfikësve në Leposaviq #flamurikosoves #kosova #flamurikuqezi #leposavic #policiaekosoves #kosovopolice #zjarrfiksat ♬ original sound – Ballkani.info







