Flamuri i Kosovës në gjendje skandaloze mbi objektin e Kuvendit: Ligji e cilëson akt të dënueshëm

Mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës gjendet flamuri që si duket është i vendos në mënyrë jo të duhur.

Fotografitë e flamurit i cili gati sa nuk ka rënë i ka postuar zëdhënësi i Ministrisë së Financave Muharrem Shahini.

Ai ka pyetur nëse përdhosja e flamurit në këtë mënyrë është vepër penale.

Ndërsa sipas Ligjit për Simbole Shtetërore, flamuri i vendosur në këtë mënyrë është akt i dënueshëm.