Flamuri i Kosovës i pranishëm në protestën anti-Vuçiq në Tiranë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka organizuar protestë kundër vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe nismës së “Ballkanit të Hapur” në Tiranë.

Në protestë ishin të pranishëm mijëra persona ndërkohë që në to është djegur flamuri serb i cili ishte vënë nëpër shtylla të shesheve të kryeqytetit të Shqipërisë.

Ajo që u vu re në këtë protestë, ishte edhe prania e flamurit të Kosovës tek protestuesit.

Në protestë kishte folës edhe prej politikanëve nga Kosova.

  Politikania kosovare, Melihate Tërmkolli ka marrë pjesë në protestën e thirrur nga ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha në Tiranë kundër vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kundër nismës “Ballkani i Hapur”.

Tërmkolli tha se “Ballkani i Hapur” është thikë pas shpine për Kosovën dhe shqiptarët, ndërsa i kërkoi kryeministrit shqiptar, Edi Rama ta anulojë, atë që ajo e ka quajtur “pakt” me presidentin serb.