“PërPuthen”

Fjorela largohet nga “PërPuthen”: Nuk dua të bëj lojë të pistë, jashtë kam krijuar…

Fjorela është komentuar jo pak herë për ftohtësinë që ka treguar ndaj djemve gjatë takimeve, ndërsa sot ka sqaruar çdo gjë.

Ajo tregoi se ka krijuar një njohje jashtë dhe se pikërisht kjo e ka bërë konfuze për vendimet e saj.

Por duket se tashmë çdo gjë është e qartë për të, ndërsa kërkoi të largohej nga emisioni, duke thënë se “nuk dua të bëj lojë të pistë”.

“Kam qenë konfuze me vendimet e mia dhe duke qenë se jam përfolur për sjelljen time të ftohtë ndaj djemve në studio, po e them shkurt. Ne kemi dhe jetën e përditshme veç kësaj në studio dhe ne kemi dhe njohje dhe është një njohje me një djalë. Kjo ka qenë dhe arsyeja pse nuk vendosja për djemtë e rinj.

Kam një njohje, nuk kam arritur te lidhja dhe nuk më duket më i vlefshëm qëndrimi im këtu sepse i bie të bëja një lojë të pisët, duke qenë se e kam më shumë mendjen te njohja jashtë. Ka nisur rastësisht. E dinte që isha këtu, por pëlqimi i tij ka qenë shumë i fortë dhe nuk k ndalur. Normalisht që ai më do vetëm për vete, nuk do që të dal me çunat e tjerë. Unë po e them kaq shpejtë sepse nuk dua të bëj lojë të pistë, jam në një njohje nuk jam e lidhur”, tha Fiorela.