Fjolla Morina befasohet çdo ditë me dhurata nga i dashuri i saj i ri, largohet nga arresti shtëpiak për shëtitje

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është duke e shijuar në maksimum lidhjen e saj të re me biznesmenin Fisnik Syla.

Ditë më parë ajo bëri të ditur se pranoi një propozim për martesë, teksa gjatë tërë javës ka publikuar fotografi me të dashurin në rrjetet sociale.

Së fundmi, Morina ndau me ndjekësit e saj një fotografi të një buqete të madhe me lule, të cilën e ka pranuar dhuratë nga biznesmeni Syla.

“Baby im është duke më befasuar çdo ditë”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Më pas, e njëjta publikoi edhe një video të realizuar në veturë me partnerin e saj, me çka tregoi se kishte dalë jashtë nga banesa e saj në Kukës, ku vuan dënimin e arrestit shtëpiak.

Ajo e vuan këtë dënim 30 ditor pas vendimit të Gjykatës së Kukësit, deri në pritje të një vendimi tjetër për rastin e zënies me armë zjarri, pas kalimit të kufirit Kosovë-Shqipëri në muajin shtator.

Fjolla përndryshe është nënë e dy vajzave: Lediana dhe Alayah, teksa lidhja me Fisnikun është e para që ajo e ka bërë publike.