Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka shpërndarë një fjalim të Joe Biden të realizuar në vitin 1995 ku tashmë presidenti i zgjedhur amerikan fliste për krimet e Serbisë në Ballkan dhe për veprat e Sllobodan Millosheviqit.
Pacolli thotë se një fjalim i tillë është historik.
“Një fjalim historik nga viti 1995 nga Presidenti i sapo zgjedhur, Joe Biden. Në atë kohë, si senator, ai foli për gjenocidin e Serbisë në Ballkan dhe se kush ishte në të vërtetë Millosheviqi!”, ka shkruar Pacolli.







