Fjalimi i madh i futbollistes më të mirë pasi u eliminua nga Kupa e Botës

Kampionati Botëror i grave në Francë mund të ketë qenë i fundit për futbollisten më të mirë në histori të futbollit të grave.

Legjenda braziliane, Marta ka dhënë një mesazh të fortë pas humbjes 2-1 kundër Francës duke u eliminuar nga Kupa e Botës.

Gjashtë herë fituesja e Topit të Artë u bë futbollistja me më shumë gola në Kupën e Botës (17) duke kaluar edhe legjendat si Ronaldo dhe Klose.

Pas ndeshjes Marta dha një fjalim duke i motivuar futbollistet e reja të Brazilit.

“Është për të dëshiruar më shumë,” tha 33 vjeçarja para kamerave.

“Duhet stërvitje më shumë. Jemi duke u kujdesur për veten më shumë se duhet. Bëhet fjalë për gatishmërinë për të luajtur 90 plus 30 minuta.

“Kjo është ajo që unë kërkoj nga vajzat.”

“Nuk do të jetë përgjithmonë një Formiga,” vazhdoi ajo. “Nuk do të jetë kurrë një Marta përgjithmonë. Nuk do të jetë Cristiane”.

“Loja e grave varet nga ju për të mbijetuar. Pra, mendoni për këtë. Vlerë më shumë. Qani në fillim kështu që ju mund të buzëqeshni në fund“, ka thënë Marta duke iu drejtuar futbollistëve të reja të Brazilit.

https://twitter.com/DennisStephan22/status/1142945915575181312