Password

Fjalëkalimi juaj mund të mos jetë aq i sigurt sa keni menduar

Ja çfarë thonë ekspertët se duhet të përdorni për të bërë fjalëkalimin tuaj më të sigurt.

Çdo gjë që ju dini për fjalëkalimet mund të jetë gabim, thonë ekspertët.

Mbajtja mend e karaktereve të kompiluara është problematike, dhe përdorimi i fjalëkalimeve që ne mund ti mbajmë mend mund të rrezikoj privatësinë tuaj.

Fjalëkalimet që na duken më të lehta për të përdorur apo ripërdorur rrezikojnë të jenë të lehta për tu gjetur edhe nga personat e tjerë, e sidomos ata që iu njohin.

Është e kuptueshme nëse mendoni se nuk keni rrezik nga personat rreth e rrotull juve, por kjo nuk është e vërtetë.

Disa uebfaqe përdorin metoda që kërkojnë që fjalëkalimi juaj të jetë më i sigurt, duke përdorur shkronja, numra dhe karaktere të ndryshme.

Por tani po bëhet më e vështirë e më e vështirë që të gjeni një fjalëkalim të komplikuar mjaftueshëm që të jetë i sigurt, por edhe të lehtë për të mbajtur mend.

Një problem tjetër, është edhe niveli i sigurisë së uebfaqeve. Njerëzit e mbivlerësojnë aftësinë e faqeve të ndryshme për të ruajtur sigurinë e fjalëkalimeve të tyre.

Nëse ju përdorni vazhdimisht të njëjtin fjalëkalim për të gjitha aplikacionet dhe uebfaqet në të cilat qaseni, kjo mund t ketë përfundim katastrofik për juve.

Ekspertët thonë se zgjedhja më e mirë është krijimi i aplikacioneve dhe uebfaqeve që kërkojnë qasje nga një qelës në formë të çipit, i cili mund të lidhet me pajisje elektronike.

Por deri sa ajo të ndodhë, ju mund vetëm të përdorni shkronja, numra dhe karaktere në fjalëkalimet tuaja, dhe më së miri është që ti ruani ato diku ku mund të qaseni vetëm ju.