Florian Thauvin nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes që Marseille pësoi, 2-0 në fushën e Bordeaux.

Në fund të ndeshjes ai tha fjalë të ashpra, duke deklaruar se ndihet i lodhur nga përsëritje e të njëjtit sezon për vite me radhë dhe pranon se janë një ekip i dobët.

“Po flas kot më kot, jam i lodhur, por ne kemi qenë të dobët këtë sezon, duhet ta pranojmë. Është e njëjta histori çdo sezon. Jam ngopur me këto gjëra. Shpresa për vendin e tretë ka përfunduar. Madje, edhe po të shkojmë në Champions League, cili është qëllimi? Ne jemi cop-copë, mbeturina”, ishin fjalët e francezit në fund të ndeshjes.

Për 26-vjeçarin flitet se ka interes të fortë nga shumë skuadra, pasi sezonet e fundit ka pasur ecuri pozitive dhe ky do jetë viti i fundit i tij tek Marseille, sidomos pas këtyre fjalëve që ka thënë për skuadrën e tij.

Napoli dhe Inter në Itali kanë kohë që e ndjekin me interes situatën e tij, por klubi francez e kishte bërë të qartë se nuk e lëshonte pa 50 milionë euro.

Së fundi, ka qenë edhe Milani që ka shfaqur interes për autorin e 13 golave këtë sezon në Ligue 1. Tashmë të gjithë klubet që interesohet për të marrë shërbimet kampionit të botës me Francën, do të hidhen në sulm të menjëhershëm sepse vullneti i tij është që të vijojë një aventurë të re.