Kreu i opozitës Lulzim Basha reagoi sot në lidhje me çmimin Nobel për letërsinë, i akorduar për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

Basha shkruan se të shohësh çmimin Nobel të shkojë për dikë që mbronte dhe justikonte autorin e tmerreve më të mëdha në Europë pas Holokaustit, është tronditëse dhe revoltuese.

“20 vjet më parë shërbeva si pjesë e ekipit të Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi, që ngriti aktakuzën kundër Milosheviçit për krime lufte dhe gjenocid. Të shohësh çmimin Nobel të shkojë për dikë që mbronte dhe justifikonte autorin e tmerreve më të mëdha në Evropë pas Holokaustit, është tronditëse dhe revoltuese. Ditë e trishtë për vlerat tona”, shkruan Basha.

Handke është pozicionuar historikisht në anë të Serbisë përsa i përket Luftës Jugosllave duke u cilësuar shpeshherë si individ me prirje nacionaliste të ekstremit serb.

Ish-presidenti jugosllav Millosheviç, i njohur ndryshe si “kasapi i Ballkanit” kërkoi dikur që shkrimtari të thirrej në gjykatë si dëshmitar i tij mbrojtës, përsa i përket krimeve të luftës së ish-Jujgosllavisë, ndonëse Handke nuk pranoi.

loading…