Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka shënuar një fitore mbresëlënëse në zgjedhjet lokale në Turingi, duke marrë gati 33% të votave, mes pakënaqësisë së votuesve me qeverinë e qendrës së majtë të kancelarit Olaf Scholz.

Kjo fitore, e kombinuar me vendin e dytë të AfD-së në Saksoni, ka ngritur shqetësime në Berlin ndërsa Gjermania po shkon drejt zgjedhjeve kombëtare të vitit të ardhshëm, të cilat mund të shënojnë një zhvendosje djathtas. Tronditja në vend është edhe më e madhe, pasi është fitorja e parë e një partie të ekstremit të djathtë që nga viti 1945.

Kancelari Olaf Soltz, teksa ka komentuar rezultatet, tha se “vendi ynë nuk mund dhe nuk duhet të mësohet me këtë. AfD po dëmton Gjermaninë, dobëson ekonominë, ndan shoqërinë dhe shkatërron reputacionin e vendit tonë”.

Politico në analizën e saj rendit pesë pika kyçe se çfarë po ndodh saktësisht në Gjermani, çfarë do të ndodhë më pas dhe çfarë duhet të dimë për zhvillimet.