Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, po vazhdon me sulmet e saj ndaj partive opozitare, tani ka zgjedhur të merret me ish-kryeministrin Ramush Haradinajn.

Pacolli kur është pyetur se a është në rregull që ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të kufizon lëvizjen deputetëve dhe të marrin leje tek ai, ajo ka zgjedhur të merret me nënën e Haradinajt.

Ajo po thotë se se Haradinaj kishte dërguar nënën për shërim jashtë vendi dhe se kjo mendësi e qeverisë së kaluar për të dërguar jashtë vendi familjarët e tyre duhet të ndryshohet.

“Kur minsitri Vitia ka shkuar në Ministri nuk ka pasur masa rezervë. E kur nuk i ke ato rezerva nuk e di se si mund të funksionosh si shtet. Tash më kujtohet se e patëm kundërshtuar kur kryeministri Haradinaj në atë kohë e kishte dërguar nënën e tij për shërim jashtë shtetit, dhe kjo u pat ngritë si dilemë por nuk është diskutuar shumë. Paramendo në një vend evropian kur një kryeministër e dërgon prindin e tij apo veten për shërim jashtë shtetit, e kemi edhe zotin Mustafa që kishte shkuar për shërim jashtë shtetit. Qytetarët nuk e kanë një mundësi të tillë. Ne duhet ta ndryshojmë këtë mendësi”, ka thënë Pacolli.