Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish shefja e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, Fitore Pacolli sërish është marrë me problemin e ndarjes së kiosqeve në Prishtinës.
Sipas saj, udhëheqësit e Komunës së Prishtinës duhet të jenë më sinqertë dhe të tregojnë e cili model i shfrytëzimit të kiosqeve paska dështuar.
“Ka provuar kryetari ndonjë model të ri?? JO. Asnjëherë. Kujt ia ka premtu kiosqet kryetari? Cilit biznes? MAXI?? MERIDIAN?? ALBI?? VIVA FRESH?? Çka ka përfituar për veti kryetari dhe bashkëpunëtorët e tij të afërm?? Sa miliona euro?? #partiaesocialdemokratëvetëkorruptuar”, ka shkruar Pacolli, transmeton Ballkani.info.
Çfarë thuhet në shpalljen e ofertave për kiosqet në Prishtinë:
Ofertuesi duhet që së paku të ketë:
– 3 (tri) vite operim profitabil të dokumentuar përmes pasqyrave financiare të verifikuara nga një auditor i certifikuar apo një auditor i licencuar i pavarur;
– Të hyra/qarkullim prej 5 milion Euro ose më shumë në 3 vitet e fundit (2015-2018),
– Rrjet tregtar prej min 5 dyqaneve (marketeve) të shitjes me pakicë të produkteve ushqimore dhe produkteve të tjera në territorin e Komunës së Prishtinës.
/Ballkani.info/







