Ujqit

Fitore e madhe e Ferizajt në udhëtim te Ballkani

Ferizaj ka marrë një fitore të madhe nga udhëtimi në Suharekë te Ballkani 0-1.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen kur në minutën e dytë Jetmir Topalli pati rast të artë shënimi por dështoi të dërgonte topin në rrjetë.

Në anën tjetër Genc Hamitit të Ferizajt iu ofrua një rast i mirë shënimi por që nuk pati sukses.

Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë nisi keq për vendasit të cilët mbetën me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Gentian Elezajt.

Mysafirët e shfrytëzuan epërsinë numërike dhe arritën të shënonin.

Ishte sulmuesi Dren Gashi që realizoi golin e fitore 15 minuta para fundit të ndeshjes.

Ballkanin në javën e 10-të do ta pres një takim i vështirë pasi luan në udhëtim tek kampioni Drita, ndërsa Ferizaj në Obiliq përballet me KEK-un.