Fitore dramatike e Unitedit ndaj Wolvesit, veç 2 pikë pas Liverpoolit

Manchester Unitedi ka shënuar fitore dramatike ndaj Wolvesit, në minutat e fundit të takimit.

“Djajtë e Kuq” morën pikët e plota, duke shënuar fitore prej 1 me 0.

Ishte Marcus Rashford ai që shënoi golin e fitores në minutën e 90+3, pas asistimit nga Bruno Fernandes.

Me këtë fitore Unitedi arrin në kuotën e 30 pikëve, dy më pak se Liverpooli dhe mban vendin e dytë. Derisa Wolvesi në vendin e 12 ka 21 pikë.