Fiton Bayerni, mposhtet Dortmundi

Bayern Munich ka arritur një fitore të rëndësishme kundër VFB Stuttgart si mysafirë, duke shkuar në kuotën e 22 pikëve pas xhiros së nëntë të Bundesligës gjermane.

Në anën tjetër Borussia Dortmund ska dështuar që të fitojë kundër Kolnit në shtëpi, duke zbritur në vendin e tretë me vetëm 18 pikë

Stuttgart-Bayern Munchen 1-3

Bayern Munchen ka fituar me përmbytje kundër Stutrgartit në Mercedes-Benz Arena, duke vazhduar kështu që të jetë në vendin e parë të Bundesligës gjermane edhe pas javës së nëntë të saj. Vendasit e nisën më mirë këtë takim pasi që arritën që të shënojnë gol në minutën e 20-të me anë të Coulibaly.

Në minutën e 38-të për Bayernin do të barazonte Kingsley Coman. Pak para përfundimit të pjesës së parë, Bayern do ta përmbyste rezultatin e Stuttgart me golin e Robert Lewandowskit.  Bayern do të shënonte golin e sigurisë në minutën e 87 me anë të Costas. Me këtë fitore, Bayern është në vendin e parë me 22 pikë pas nëntë xhirove kurse Stuttgart ka zbritur në vendin e nëntë me 11 pikë.

Borussia Dortmund-FC Koln 1-2

Dortmund ka luajtur sonte në shtëpi kundër Kolnit derisa pjesa e parë ka kaluar e tëra në dominim të mysafirëve, të cilët shënuan gol që në minutën e 9-të të Skhiri. Skhiri e dyfishoi epërsinë për Dortmundin në pjesën e dytë ku shënoi gol në minutën e 60-të. Dortmund do të reagonte dhe shënoi golin e parë në këtë ndeshje me anë të Thorgen Hazard në minutën e 74-të.