Askush nga familja e tij nuk e priste se do bëhej një supermilioner brenda një dite. Një ndërtues ka fituar në lotari 76 milion paund në nëntorin e vitit të kaluar. Të gjitha paratë ai i ka shpenzuar për të blerë 6 supervetura të shtrenjta në harkun kohor të katër muajve.

Andrew Clark dhe partnerja e tij Trish Fairhurst, nga Boston në Lincolnshire, arritën fitimin e 12-të më të madh në Britani të Madhe pas blerjes së biletës së lotarisë.

Ai ka shpenzuar 660,000 paund nga fitimet e tij duke blerë vetura luksoze, përfshirë edhe një Porsche 911 Turbo në vlerë prej 121,000 £, si dhe një McLaren në vlerë prej 128,055 £.

Por Trish do të vazhdojë ta drejtojë Nissan Qashqain prej 20,000 £, të cilën ajo e bleu pas fitimit të EuroMillions në nëntor të vitit të kaluar. Përveç veturave të shtrenjta, me paratë e fituara, ai bleu një shtëpi me katër dhoma gjumi.