Fitoi 345 milionë dollarë nga një biskotë fatsjellëse

Fituesi i një lotarie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë i pasur, falënumrave të një biskote.

Charles W.Jackson Jr. mori një biskotë nga mbesa e tij, e cila e kishte blerë në një restorant vietnamez dhe vendosi që numrat që figuronin në të, t’i vendos për biletë në lotari.

Fundjavën e kaluar, ai u shpall fitues dhe mori 344.6 milionë dollarë.

66-vjeçari ka zbuluar se pjesën më të madhe do t’i dhurojë për bamirësi.

Me paratë e fituara, ai është zotuar se do çojë gruan me pushime në Vietnam, ndonëse ka qenë më shumë se 20 herë.