Fitim Uka – Adriana Matoshit: Po i pëlqen më shumë teatri i parlamentit

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka postuar një fotografi në rrjetet sociale me bashkëpartiaken e tij, Adriana Matoshin me mbishkrimin “Po i pëlqen më shumë teatri i parlamentit”.

Kjo foto është realizuar në hapësirat e Kuvendit të Kosovës ku pas dështimit në dy tentativa në raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit, seanca është ende në pauzë, njofton Klan Kosova.