Fisnik Ismaili akuzoi Xhelal Sveçlën për nxitje të sulmit ndaj gruas se tij, deputeti i VV-së s’flet

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje sot sulmuan gruan e deputetit Fisnik Ismaili, Nita Qena

Deputeti i PSD-së, ka reaguar ashpër në një status në rrjetin social, Facebook ku ka ofenduar aktivistët e VV-së – poashtu, ka akuzuar deputetin e VV-së, Xhelal Sveçla:

“A i raportuet Xhelal frizurës me dosta për aksionin e suksesshëm edhe a ju shpërbleu tipi me keksa?”, ka shkruar Ismaili ndër tjerash në statusin e gjatë në Facebook.

Ballkani.info ka tentuar ta kontaktoj deputetin e Vetëvendosjes, por ai nuk u përgjigj në thirrjen telefonike e as mesazhit telefonik.

Edhe pse Svelça kërkoi komunikim përmes sms, ai refuzoi t’i përgjigjiet pyetjet së Ballkani.info në lidhje me akuzën e deputetit, Fisnik Ismaili.

Raportet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate po barten nga Kuvendi në rrugë. /Ballkani.info/