Firefox

Firefox beta tani përkrahë ARM64 në Windows 10

Qualcomm njoftoi në dhjetor të vitit të kaluar se Chromium dhe Firefox do të kenë mbështetje për Windows në aplikacionet burimore ARM. Derisa buildet Chromium ende nuk janë të gatshëm për këtë tranzicion, buildet burimore ARM64 për Firefox shfaqen në kanalet e browserit nightly, raporton Neowin.

Mozilla ka njoftuar zyrtarisht se mbështetja ARM64 është në dispozicion në kanalin beta. Kompania theksoi se ky version mbështetet në Firefox Quantum, i cili u krijua për të përdorur më shumë procese në mënyrë efikase, me qëllim që të përmirësohen shpejtësitë.

Edhe pse Windows në ARM nuk e mbështet emulimin e aplikacioneve të krijuara për procesorët e Intel, mbështetja burimore ARM e paraqet një gjë të rëndësishme, veçanërisht kur bëhet fjalë për browserët. Emulimi funksionon ashtu që aplikacionet “përkthejnë” paraprakisht, dhe meqë browserët gjenerojnë kode në kohë reale, kjo mund të jetë problematike. Me mbështetjen burimore ARM64, këto probleme parandalohen, shkruan KOHA Ditore.

Meqë ende po pritet zgjidhja e Chromium, opsionet e përdoruesit për browserët burimor ARM64 në Windows për pajisjet Snapdragon janë ose Edge ose Firefox.