Lista Serbe

Financimi i Listës Serbe prej 360 mijë euro, Ramadani: Ku mbeti iniciativa për shpalljen e kësaj strukture si organizatë terroriste?

Ish-kryeinspektori i AKI, Burim Ramadani ka reaguar pasi financimit të Listës Serbe prej 360 mijë euro nga KQZ.

Ramadani në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Lista Serbe u financua nga Kosova vetëm 3 muaj e gjysmë pas sulmit në Banjskë.

“Ku mbeti iniciativa për shpalljen e kësaj strukture si organizatë terroriste? Siguria kombëtare nuk forcohet duke financuar me para të popullit organizatën që mbështeti/krijoi në të gjitha format Grupin Paramilitar serb që sulmoi Kosovën”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot ia ndanë 360 mijë euro Listës Serbe, vetëm 3 muaj e gjysmë pas sulmit terrorist në Banjska.

Ku mbeti iniciativa për shpalljen e kësaj strukture si organizatë terroriste?

Siguria kombëtare nuk forcohet duke financuar me para të popullit organizatën që mbështeti/krijoi në të gjitha format Grupin Paramilitar serb që sulmoi Kosovën.

Shpalleni terroriste Listën Serbe, mos e financoni!

VIDEO BONUS: Sveçla me detaje për sulmin e 24 shtatorit