Filluan punimet në rrugën Rahovec – Hamoc – Fortesë (FOTO)

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit Rexhep Kadriu, të enjten mori pjesë në fillimin e punimeve të rrugës Rahovec – Hamoc – Fortesë, investim i MIT.

Zëvendësministri Rexhep Kadriu tha se edhe ky investim dëshmon përkushtimin e qeverisë, në këtë rast të MIT-së dhe ministrit Pal Lekaj, për ndërtimin e rrugëve që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve anë e kënd vendit. Ai shtoi se MIT po investon në tërë Kosovën pa dallim.

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, shprehu falënderimin për përkushtimin e MIT që kjo rrugë të ndërtohet, në mënyrë që t’i shërbejë zhvillimit të komunës.

Rruga Rahovec – Hamoc – Fortesë, është e gjatë mbi 10 kilometra. Vlera e investimit nga MIT është afër 1 milion euro, dhe do të bëhet me tërë infrastrukturën përcjellëse përfshi edhe shtegun për çiklistë. Kjo rrugë ua mundëson qarkullimin më të lirë mbi 1000 fermerëve të kësaj ane.

loading…