Një biznesmene afgane që e la Afganistanin pasi talebanët e morën në kontroll Kabullin ka folur për ikjen e saj nga shteti me një aeroplan ushtarak britanik.
“Të gjithë u emocionuan, shumica prej nesh filluam të qajmë shumë,” tha Hassina Syed për BBC.
Syed u paraqit në aeroport me pasaportën e saj afgane dhe patentë shoferin britanik. Burri dhe fëmijët e saj janë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo tha se gratë në Afganistan janë të shqetësuara dhe duan të dalin jashtë vendit, teksa shtoi se kishte parë pak ndryshime në talebanët.







