Fillon tubimi i Vuçiqit në Beograd, pritet të marrin pjesë 170 mijë njerëz FOTO/VIDEO

Në Beograd ka nisur mitingu i organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq si pjesë e përmbylljes së fushatës “E ardhmja e Serbisë”.

Në këtë tubim i cili po mbahet në sheshet kryesore të kryeqytetit serb, Vuçiq pritet të flas për të ardhmen e Serbisë dhe për Kosovën.

Për të pasur sa më shumë njerëz, pushteti në Serbi ka organizuar bartje të organizuar të qytetarëve me autobusë nga të gjitha pjesët e Serbisë, shkruan Ballkani.info.

Po ashtu edhe nga Kosova ka shkuar një numër i serbëve të organizuar me autobusë.

Ky miting është si pjesë e fushatës së Vuçiqit kundër organizimeve protestave nga opozita serbe.

Opozita atje po kërkon largimin e Vuçiqit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, duke e akuzuar atë për rritjen e varfërisë, rritjen e kriminalitetit dhe të korrupsionit.

Sipas mediave serbe, në këtë tubim pritet të marrin pjesë rreth 170 mijë njerëz. /Ballkani.info/