Fillon sezoni turistike në Ulqin, numër i madh i turistëve

Përgatitjet kanë filluar në Ulqin për të pritur turistë nga e gjithë bota, ofrohet edhe zbritje këtë vit.

Nëse e shikojmë nga lart na ofrohet një pamje mahnitëse.

Ndërsa, nëse zbresim në tokë e përjetojmë mrekullinë që ofron plazhi i Ulqinit.

Një nga plazhet më të bukura në Evropë, të ofron një shumë llojshmëri të bukurive që posedon.

Që nga uji e deri tek rëra, ky plazh i krijuar aq bukur nga nëna natyrë, është një fat i madh për njerëzit që arrijnë ta shijojnë e të pushojnë.

Përvec, njerëzve që mund ta shijojnë këtë bukuri natyrore, këtë përjetim e gëzojnë edhe shpezët e ndryshme.

Por, këta kujdesen që atë që nuk mund t’i arrij këmba e njeriut, t’i arrijnë përmes krahëve të tyre, që kur fluturojnë mbi det e ndjejnë edhe freskinë që u ofrohet.

Një freski, jo ndoshta të ngjashme por aq të nevojshme, pushuesit mund ta shijojnë tek pylli i pishave.

Përvec për rekreacion, njerëzit rekomandohen të vizitojnë këtë vend edhe për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Shërimi i astmës dhe largimi i tepërt i stresit janë disa nga veçoritë që ofron ky vend i shtrirë rreth dy kilometra.

Kur shikon edhe vendet tjera që gjenden këtu, shumë kush mund ta pyes veten se pse nuk është kursyer natyra për të gjithë këto mrekulli që ka ofruar në këtë vend.

Një nga to është edhe “Plazhi i Grave”, ku gjatë sezonës turistike është i hapur vetëm për nevojat e grave.

Por cilat janë ato të mira që ofron ky plazh ku burim ka ujin e squfurit.

Në këtë plazh mund të vijnë edhe burrat, por vetëm pasi që të kenë shkuar të gjitha gratë, e që mund ta shfrytzojnë ujin për nevojat tjera.

Por, një plazh që është i hapur për të gjithë pa dallim gjinie, është plazhi i vogël.

Ky plazh bëhet edhe më i bukur nëse lundron mbi det e që minutat e orët që kalon mbi të të duken si sekonda.

E brenda këtyre “sekondave”, shumë turistë shfrytëzojnë momentin për të fotografuar e xhiruar bukuritë që shihen nga barka.

Ky vend që ka rreth 25 mijë banorë, gjatë sezonës së verës arrin t’i akomodoj mbi 250 mijë sosh.

Se cilat janë arsyet që i tërheq turistët ka treguar drejtori i turizmit në këtë komunë.

E kur flasim për ushqimet tradicionale, Ulqini shquhet për këtë pjesë.

Ushqime të përgaditura me aq dashuri nga kuzhinjerët e kësaj komune, mund të shijohen me aq dashuri nga turistët.

Për të gjithë ata që kanë nostalgji për ushqime tradicionale, adresa kryesore është pikërisht tek këta kuzhinierë.

Nëse dikush mund të pyes edhe për çmimet, se nuk do të jetë shumë i lartë ka siguruar kryetari i kësaj komune.

Të gjithë turistët që ia mësyjnë Ulqinit, ditën kanë kur për ta kaluar, ndërsa për natën janë kujdesur afaristët me hotelet e tyre.

Shumë nga to përveç që ofrojnë komoditet, janë të rregulluara në atë mënyrë që të mos keni mall për shtëpinë.

Pasi që dizajni dhe interiori i këtyre hoteleve përshtatet me kërkesat e turistëve.

Të gjithë këta turistë mund të mësojnë rreth të gjithë këtyre bukurive e kushteve që ofron Ulqini përmes platformës “Trip to Albania”.

Kjo platformë përveç promovimit të Ulqinit ka edhe qëllime të tjera. Nëse shumë kush nuk beson në dashuri në shikim të parë, këtë bindje mund ta ofroj vetëm plazhi i Ulqinit.