Fillon Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka hapur Samitin me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor.

Rama theksoi se pjesëmarrja e tyre në këtë Samit është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të panit të Bashkimit Evropian për Ballkanin dhe të tregut të përbashkët rajonal.

“Pjesëmarrja juaj në këtë Samit të 6-të të Ballkanit Perëndimor është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të panit të BE-së për Ballkanin dhe të tregut të përbashkët rajonal. I jam mirënjohës komisionarit të BE-së që e nisi dhe e promovoi këtë plan të madh si një instrument kyç që do ta në ndihmojë të rimëkëmbemi në një epokë post-pandemike dhe të punojmë mbi rezistencën social ekonomike, të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme dhe të ndërtojmë mbi tranzicionin e gjelbër dhe digjital të ekonomive tona”, tha Rama.

Në Tiranë është duke merr pjesë komisionari OlivérVárhelyi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, kryeministëri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, drejtori i sekretariatit të CEFTA-së, Emir Djikiq, zëvendësdrejtori i sekretariatit të përhershëm të Organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit, Ljuba Siljanoska.

Një konferencë për shtyp të kryeministrit Rama me komisionarin Várhelyi do të mbahet në orën 12:30.