Fillon rrënimi i pjesshëm i një ndërtese në Rrugën B (FOTO)

Sektori i Ndërtimit në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit, ka zhvilluar një aksion në Rrugën B, me ç’rast ka filluar edhe rrënimin e pjesshëm të një ndërtese.

Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur para gazetarëve se pala është paralajmëruar disa herë që të ndalojë punimet, por i njëjti nuk i ka përfillur ato.

“Jemi sot këtu për ta zbatuar vendimin për rrënimin e një pjesë të këtij objekti. Në këtë objekt ka pasur rrënim edhe gjatë vitit të kaluar. Pala nuk e ka respektuar vendimin e Inspeksionit dhe ka vazhduar sërish me ndërtim”.

Tahiri u ka bërë thirrje të gjithë ndërtuesve që të mos ndërtojnë pa leje sepse sipas tij, të gjithë i pret i njëjti aksion.