FOTO/ Fillon protesta në Prishtinë në mbështetje të Izraelit, pjesëmarrës edhe Ridvan Berisha

Në shenjë të mbështetjes për popullin Izraelit, sot në Kosovë është duke u mbajtur një protestë solidariteti, e organizuar nga Arlind Imeri.

Protesta po mbahet tek sheshi Skënderbeu, në Prishtinë, pjesmarrës në këtë protestë është edhe gazetari Ridvan Berisha, transmeton Ballkani.info

Marshuesit mbanin në duar pankarta të ndryshme dhe flamuj të Izraelit.

Organizatorët kanë thanë se qëllimi nuk është të përçohen mesazhe të dhunës, por të paqes, kundër siç i quajtën ata, terroristëve të Hamasit. /Ballkani.info/

Foto nga marshi i mbajtur sot në Prishtinë: