VV

Fillon pendimi nga ata që votuan Vetëvendosjen: Publikisht nuk e votoj më Vetëvendosjen, as unë edhe shumë të tjerë

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla akuzoi sot publicistin dhe profesorin univeristar, Milazim Krasniqi, se ka gisht në organizimin e protestave kundër vendimeve të MSH-së, e që ndërlidhen me faljen e namazit në sheshin e Prishtinës.

Një deklaratë e tillë e Sveçlës nuk u mirëprit aspak nga njerëzit, të cilët mllefin dhe pakënaqësinë e tyre, e kanë shprehur haptaz edhe përmes komenteve në postimin e Sveçlës, madje ka nga ata që kanë deklaruar dorëheqjen nga VV-ja dhe se nuk do ta votojnë më.

Në mesin e tyre ka edhe përkrahës të VV-së, të cilët kanë akuzuar Sveçlën për reagime selektive, pasur parasysh heshtjen e tij për tubimin e para disa ditëve të VV-së.

“Jom me VV amo qekjo sjellje spom plq, perderisa skeni bo zo per 500 vete at dite tash veq mundeni mu bo spektatore”, ka shkruar një komentues.

Në këtë kuadër ishin edhe shumica e reagimeve të komentuesve të tjerë, të cilët kanë kërkuar llogari nga Sveçla për faktet e ofruara në këtë deklaratë.

E pas këtyre akuzave të Sveçlës, reagoi edhe profesori Krasniqi.

Ai tha se këto deklarata janë gënjeshtra, dhe se kreu i BIK-ut, Naim Tërnava dhe ministri i Brendshëm,  Xhelal Sveçla janë lëshuar në një fushatë të pandershme