Fillon numërimi, KQZ-ja aprovon 2039 vota të diasporës, refuzon 410 sosh

Gjatë ditës së sotme, KQZ-ja ka bërë vlerësimin e 1806 pakove të supozuara me fletëvotime.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka thënë se pas vlerësimit janë 2449 fletëvotime të individualizuara, ku prej tyre 2039 janë aprovuar kurse 410 janë refuzuar.

“Ashtu siç kemi shpjeguar këto ditë, nesër gjatë ditës do të komunikojmë me institucionet tjera, PZAP dhe Gjykatën Supreme, për të marrë konfirmim se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim, në mënyrë që të procedojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtare”, ka thënë Elezi.

loading…