Spektakli i “Big Brother Vip Kosova”, ishte menduar të fillojë me 4 tetor por kjo nuk ndodhi për shkak të vonesës në punimet e shtëpisë.
Tani, sipas raportimeve nisja e këtij spektakli mendohet të jetë në mesin e nëntorit, e një muaj e gjysmë mund t’i paraqesin disa probleme këtij produksioni.
Së pari marrëveshjet me banorët, sepse ishte premtuar fillimi i tetorit si nisje e tashmë vonesat mund t’i paraqesin probleme tek disa prej tyre të cilët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Problem tjetër mund të jetë fillimi i “Big Brother Vip Albania”, në Kosovë do të niste në tetor e të përfundonte në fund të vitit teksa në Shqipëri do të startonte në janar, pas përfundimit të “Dancing with the stars”.
Por kjo vonesë do të bëj që të paktën disa javë dy spektaklet të përballen me njëra-tjetrën në ditë dhe termine të njëjta.
Banorët do të jenë të profesioneve të ndryshme nga ndërmarrës e deri tek artistët.







