Në Klinë

Fillon ndërtimi, stadiumi i klubit të Superligës bëhet me tribunë gjigande (Foto)

Shumë shpejt stadiumi “18 Qershori” në Klinë, do të marrë pamje shumë më atraktive dhe kapaciteti i pranimit të shikuesve do të dyfishohet.

Ka filluar ndërtimi i tribunës lindore të stadiumit të Dukagjinit, njofton Komuna e Klinës.

Kryetari i komunës, Zenun Elezaj e vlerësoi të rëndësishëm fillimin e realizimit të këtij projekti, që rritë kapacitetin e ulëseve në stadium.

Ndërsa drejtori i klubit, Fabian Veseli, u shpreh i lumtur me fillimin e punimeve për realizimin e këtij projekti dhe falënderoi kryetarin për mbështetjen që po i jep klubit.

“Pas inkuadrimit në Superligë, lojtarët dhe qytetarët e Klinës e kanë merituar një investim të tillë, për të siguruar kushte më të përshtatshme për suksese të reja.

Vlen të theksohet se në fazën e parë të projektit, tribuna lindore do të ketë një gjerësi prej 70 metra, do të kushtojë rreth 55 mijë euro, ku financues është Komuna e Klinës, ndërsa ky projekt pritet të përfundojë brenda 80 dite”, thuhet mes tjerash.