Për herë të parë pasi humbi zgjedhjet e 14 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës do të mbledh sot strukturat e saj.
PDK sot do të mbajë mbledhjen e Kryesisë nga ora 11:00.
Tashmë kanë nisur të mblidhen anëtarët e Kryesisë të kësaj partie.
Abelard Tahiri, Ramë Buja e Ferat Shala tashmë kanë arritur në zyrat e PDK-së, dhe takimi pritet të fillojë brenda pak minutash, shkruan Reporteri.net.
Mbrëmë edhe u.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar për sot mbledhjen e Kryesisë, kurse për nesër mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
“Nesër (sot) mblidhet Kryesia, pasnesër (nesër) mblidhet Këshilli Drejtues. Do të bisedoj për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit, do të bisedojmë sjelljen tonë si opozitë, do ta trajnojmë çështjen e zgjedhjes së presidentit, mund të kem mendim të qartë personal por vendimet duhet të merren në parti, dhe për hapat dhe reformën, hapjen dhe ndryshimin që duhet të ndodhë”, tha ai në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.
Ai ka mohuar se do të mblidhet Këshilli Drejtues për ta shkarkuar Kryesinë.
“Absolutisht”, ka thënë Hoxhaj, kur është pyetur nëse do të shkarkohet Kryesia.







