Fillon Kuvendi i Guxo në Prishtinë, “konfirmohet” dorëheqja e deputetes Kica-Xhelili

Sot rreth orës 17:30 ka filluar Kuvendi i partisë “Guxo” në Prishtinë ku deputetja Jeta Statovci pritet të zgjidhet kryetare e kësaj dege.

Në këtë kuvend ku po marrin pjesë ministrat Donika Gërvalla e Faton Peci dhe anëtarë të tjerë të kësaj partie, është vërejtur mungesa e deputetes Doarsa Kica-Xhelili.

Siç ka raportuar ditë më parë Paparaci, Xhelili e cila kishte dhënë dorëheqje nga partia, nuk është prezente në kuvendin e degës, ndryshe nga deputetët e tjerë, raporton Paparaci.