Komuna e Prishtinë ka bërë të ditur se tashmë ka filluar faza e betonimit të urës së dytë tek rrethrrotullimi në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Komuna ka njoftuar gjithashtu se kjo rrugë pritet të hapet së shpejti, dhe do të lidhë këtë rrethrrotullim me lagjen Arbëria gjë që do të lehtësojë komunikacionin në kryeqytet.