Podujevë

Fillojnë talljet me kandidatin për kryetar të Podujevës, “Ngjyra më e re në tregun llapjan, ‘Bulliqi Colors-VV’

Fushata për zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës ka filluar të hënën. Në garë janë tre kandidatë. Shpejtim Bulliqi nga LV-ja, Nexhmi Rudari nga LDK-ja dhe Naim Fetahu nga PDK-ja.

Në një debat televiziv, kandidatit të Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi, i doli një skandal në të cilin ishte përfshirë.

Sipas Rudarit të LDK-së, Bulliqi kishte përdorur materialin e një shkolle për rregullimin e shtëpisë.

Për këtë rast ka ironizuar zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli, duke thënë se “ngjyra më e re në tregun llapjan, ‘Bulliqi Colors –VV’, e dedikuar për fasada shkollash dhe shtëpish”.

“Ngjyra më e re në tregun llapjan, ‘Bulliqi Colors-VV’, e dedikuar për fasada shkollash dhe shtëpish. Cilësi e dobët por në treg mund ta gjeni me çmim shumë të lirë. Përzierjen e bëjmë në menyrë mekanike (me dorë). Garancion 48 orë (deri sa të teret)”, ka shkruar Cakolli.

Në rrjetet sociale kanë filluar talljet me foto të Shpejtim Bulliqit që kanë të bëjnë me produkte të ngjyrave.

Zgjedhjet në Podujevë do të mbahen më 29 nëntor