Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka marrë vendim që të fillojnë shërbimet për Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion dhe Departamentin për Siguri Publike. Shërbime këto të cilat ishin shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.
Në një komunikatë për media është bërë e ditur se tashmë janë autorizuar zyrtarët e Departamentit për Shtetësisë Azil dhe Migracion, si dhe zyrtarët e Departamentit për Siguri Publike, të vazhdojnë me punën e zakonshme në shërbim të qytetarëve që kërkojnë shërbime.
Të gjitha qytetarët të cilët bazë të këtij vendimi u janë pezulluar shërbimet, tashmë mund të shkojnë në sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për t’i kryer obligimet e tyre.







